ffk-llogofinE nderuara familje e Shefshet Bajramit!
Lajmi për vdekjen e Shefshet Bajramit, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.
Kontributi i Shefshetit ishte i çmueshëm, në pavarësimin e futbollit të Kosovës e sidomos në Shoqatën e Gjyqtarëve dhe ndarjen e drejtësisë kudo në fushat e futbollit duke u bërë ballë dhunës së okupatorit.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
 
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së