Prishtinë, 30 gusht 2017
E nderuara familje e Hajrush Latifit!
Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e Hajrush Latifit, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së njeriut që i dha shumë futbollit të Kosovës.
Kontributi i Hajrushit, ishte i madh dhe i çmueshëm në vitet e më hershme dhe pas pavarësimit të futbollit të Kosovës. Hajrushi dha kontribut në zhvillimin e futbollit edhe në diasporë dhe nuk u ndalë kurrë deri në frymën e tij të fundit, ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij dhe për brezat që vijnë do të jetë shembull i njeriut të dashur, punëtorit të vyeshëm, të palodhshëm dhe të papërkulshëm nëpër sfida .
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së