E nderuar Familje Rexhepi!
Të nderuar drejtues të KF “Vitia” dhe tifozë të futbollit në Viti
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe të njërit prej punëtorëve më të dalluar të futbollit në Viti, Afrim Rexhepi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Afrim Rexhepi, si ish-kryetar i KF “Vitia” dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm për klubin dhe për zhvillimin e futbollit në këtë komunë, derisa gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj futbollit.
Afrimi ishte shembull i një profesionisti të vërtetë, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së