Ky është telegram ngushëllimi që kryetari Fadil Vokrri ia ka drejtuar familjes së ish-trajnerit të gjeneratës së artë të Vëllaznimit, Fatmir Zhubi “Xheki”, i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.
E nderuara familje e z. Fatmir Zhubi!
Lajmi për vdekjen e z. Fatmir Zhubi na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
z. Fatmir Zhubi do të kujtohet gjithmonë me pietet, si një njeri që kontribuoi gjatë tërë jetës për sportin dhe sportistët tanë dhe në veçanti për futbollin gjakovar, duke edukuar breza të shumtë të futbollistëve. Fatmir Zhubi “Xheki” ishte një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës