Prishtinë, 17 qershor 2018
E nderuara familje e Hilmi Haradinajt!
Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e Hilmi Haradinajt, njeriut që dha gjithçka për Kosovën, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt.
Baca Hilmi, ishte një shembull i një burri të madh të Kosovës, i cili me tërë qenien e tij u vu në shërbim të vendit të vet deri në sakrificën sublime të bijve, e duke qëndruar i papërkulur asnjëherë nëpër kohë.
Si i tillë baca Hilmi i krijoi vetes përjetësi dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë e do të jetë udhërrëfyes për brezat e rinj.
Ndaj, në këto momente të dhembjes tuaj, ne jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Agim Ademi, nënpresident i FFK-së