Prishtinë, 13 gusht, 2021
E nderuara Familje Gashi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Fatmir Gashi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Fatmiri dha kontribut të çmuar për futbollin kosovar, kur në vitet e 80-ta ishte pjesë e KF Feronikelit, teksa pas luftës punoi me përkushtim dhe vendosmëri në grupmoshat e reja të këtij klubi, me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të talenteve të reja.

Ai u dallua për virtyte të larta njerëzore e sportive dhe si i tillë do të kujtohet përherë në komunitetin e futbollit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së