Prishtinë, 24 nëntor, 2020

E nderuara Familje Misini!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njeriut që kontribuoi shumë për KF ‘Trepça’89’, Fatmir Misini, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Fatmir Misini përveç që ishte dashamir i madh i futbollit, për një periudhë e dha kontributin e tij profesional si sekretar në klubin ‘Trepça’89, derisa ai dhe familja e tij  u shquan vazhdimisht për mbështetjen financiare të klubeve sportive në Mitrovicë.

Fatmiri ishte besimtar i devotshëm, njeri i urtë e human dhe i nderuar jo vetëm në Mitrovicë, por edhe më gjerë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së