E nderuara Familje Shabanaj,
Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Gjakova”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Elirion Shabanaj, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ikja e hershme nga kjo botë e një talenti të madh të futbollit siç ishte Elirioni ka trishtuar e pikëlluar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, por Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari.

Për Elirionin futbolli ishte vet jeta dhe këtë e dëshmoi me talentin e tij në ekipet zinxhir të grupmoshave të KF ‘Gjakova’, por vdekja e hershme ja ndërpreu ëndrrën në lulen e rinisë.

Elirioni ishte shembull për të tjerët, si djalosh i disiplinuar e me virtyte të larta dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së