Prishtinë, 20 nëntor, 2020

E nderuara Familje Vehapi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Gzim Vehapi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Gzimi ishte dashamirë i futbollit të Kosovës, por edhe kontribuues në KF “Trepça” ndër vite, duke qenë një periudhë edhe donatori kryesor. Ai çdo herë ishte afër futbollit, e veçmas afër klubit të tij të zemrës, për të cilin nuk kurseu asgjë.

Gzimi në qytetin e minatorëve gëzonte respekt të madh nga të gjithë, pasi u dallua për virtyte të larta humane dhe sportive, andaj përherë do ta kujtojmë si njeri bujar e zemërgjerë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së