Prishtinë, 3 shkurt, 2021
E nderuara Familje Aliu!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njeriut që kontribuoi shumë për KF ‘Llapi’, Hashim Aliu, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Hashim Aliu ishte punëtor i madh i futbollit llapjan. Fillimisht kontributin e tij e dha si futbollist, e më pas edhe si trajner e gjyqtar futbolli, teksa u shqua edhe si pedagog dhe intelektual i kësaj treve.
Ai ishte njeri i urtë e i nderuar jo vetëm në trevën llapjane, por edhe më gjerë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së