E nderuar Familje Pllana!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit, Ismet Pllana, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ismet Pllana dha kontribut të madh për futbollin mitrovicas dhe atë kosovarë në përgjithësi, qoftë si futbollist i Trepçës e qoftë si gjyqtar i futbollit.

Ai njihej si njeri i urtë, punëtor i madh sportiv dhe gjyqtar me autoritet. Ishte i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së