Prishtinë, 22 shkurt, 2021
E nderuara Familje Hoxha!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nuri Hoxha, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Nuriu la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kaçanikas dhe me gjerë me paraqitjet e tij në fanellën e Lepencit, veçmas në periudhën më të vështirë – atë të rezistencës ndaj okupatorit.
Ai çdo herë ishte afër futbollit, e veçmas afër klubit të tij të zemrës.
Nuriu u dallua për virtyte të larta sportive, andaj përherë do ta kujtojmë si njeri bujar e zemërgjerë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së