Prishtinë, 26 mars, 2021

E nderuara Familje Thaçi,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe mikut tonë të ngushtë, Rasim Thaçi-Cima, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Rasim Thaçi-Cima ishte dhe do të mbetet emblemë jo vetëm si humorist, që u përkujdes të sjellë buzëqeshje dhe argëtim tek populli ynë edhe në periudhën më të vështirë të okupimit, por edhe si një futbollist i madh i kohës.

Paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, sidomos në fanellën e Flamurtarit, Prishtinës e Vëllaznimit do të mbetën përherë në kujtesën e dashamirëve të futbollit dhe të bashkëkohanikëve.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes, miqve të shumtë të të ndjerit dhe tërë komunitetit të futbollit dhe atij artistik!

Lamtumirë, Legjendë!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së