

Prishtinë, 24 gusht, 2020
Të nderuara Familje Behrami dhe Mehmeti!
Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Drenica”
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dy ish-portierëve të Drenicës, Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Sinan Behrami dhe Fazli Mehmeti dhanë kontribut të madh për futbollin drenicas dhe atë kosovar në përgjithësi, derisa me paraqitjet e tyre në portë u bënë shembuj për shumë të rinj të kësaj treve që të merreshin me futboll në periudhën e hershme të zhvillimit të tij. Sinani dhe Fazliu ishin personalitete me virtyte të larta humane e sportive, andaj si të tillë do të kujtohen gjithmonë.
Pushofshin të qetë në përjetësi!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së