gjyqtaret1

Me propozimin e Federatës Shqiptare të Futbollit – Komisionit  për arbitra është bërë ndryshimi i termineve kohore të programit për seminarin e gjyqtarëve dhe kontrollorëve  i paraparë për datat 14 dhe 15.08.2015.
Nga shkaku i angazhimeve  të parapara nga ana e instruktorëve të arbitrimit  në kuadër të Federatës Shqiptare të Futbollit, Komisioni për gjyqtarë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ishte i shtërnguar që të bëjë  ndryshime në terminet e parapara për realizimin e programit  për gjyqtarët e futbollit, i cili me propozimin e instruktorëve të arbitrimit nga FSHF do të realizohet më datë 15.08.2015 ( ditë e shtunë ) dhe 16.08.2015 (ditë e diel)
PROGRAMI I SEMINARIT
PER  GJYQTARË – ASISTENT
DHE KONTROLLORËT E REFERIMIT
Datë ; 15.08.2015  ( ditë e shtunë )
– Ora 08.00 – 12,00 – normat fizike për gjyqtarët e Ligës së dytë  (stadiumi olimpik “Adem Jashari “ në Mitrovicë  )
– Ora ; 15,00 – 19,00  ; normat fizike ; gjyqtaret dhe asistentet  ( Raiffeisen Superliga dhe Liga e parë e Kosovës në futboll – kategoria e seniorëve )
a) Ora ;  15,00 – 17,00  ( gjyqtarët kryesor ; Raiffeisen Superliga dhe Liga e pare
b) Ora ;  17,00 – 19,00  ( asistentët ; Raiffeisen Superliga dhe Liga e parë)
Normat fizike  mbahen në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë
c) Ora ; 15,00 – 18,00 ; seminar për kontrolloret e referimit ( kontrolloret e referimit të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës ).Seminari për kontrollor të referimit mbahet në shtëpinë e kulturës “ Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Datë ; 16.08.2015  (ditë e diel)
a) Ora ; 09,00 – 13,00 ; seminar për gjyqtaret  dhe asistentët e Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll. Vendi i mbajtjes shtëpia e kulturës “ Rexhep  Mitrovica “ në Mitrovicë
Prishtinë, 11.08.2015
Kryetari i Komisionit për Gjyqtarë
Përparim   Hasani