Në vazhdën e realizimit të operatives programore lidhur me vlerësimin e gatishmërisë fizike, Komisioni për gjyqtarë i futbollit i Federatës se Futbollit te Kosovës, me date 22.10.2014 ( nesër ) do të organizojë normat e rregullta fizike në stadiumin ” Agron Rama ” në Kastriot duke filluar nga ora 10.00 e paradites. Pjesëmarrës në këto testime fizike do te jenë të gjithë gjyqtarët e futbollit nga Lista e Raiffeisensuperligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll. Mospjesëmarrja në këto norma do të thotë largim nga lista për referimin e ndeshjeve vijuese..
Normat do të organizohen në dy disiplina:
a) testimi numër ; 1 normat e shkurtra dhe
b) testimi numër ; 2 normat e gjata.