17 shtator, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
Kësaj radhe “YLLI I JAVËS” për xhiron e 4-t në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Malishevës, Torvioll Stullqaku. Qendërsulmuesi i Malishevës ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionati, duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm per skuadën e tij. Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Albrim Kastrati, senior specialist në LCRD, në BKT.