Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me datë 03.10.2014 ( ditë e premte ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar me date 30.09.2014, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë;
V E N D I M
K.F TREPÇA ; në procedurë te hapur nga mbledhja e kaluar pershkak te hyrjes ne fushë te shikuesve (torcida), si dhe konfrontimi me shikuesit e klubit mysafir (plisat), nga Prishtina ne ndeshjen e javes se VII-të te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorinë e senioreve; Trepça – Prishtina e zhvilluar me datë 28.09.2014, materiali shtesë. ( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes si dhe deklaratat plotësuese e zyrtareve te dy klubeve ).
DENOHET
Me 2 (dy) ndeshje pa shikues ne fushen e vet si vendas, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
K.F PRISHTINA ; në procedurë te hapur nga mbledhja e kaluar pershkak se shikuesit (plisat), kanë thyer dhe demtuar ulëset ne vendin ku ishin te vendosur dhe ku ndodhi konfrontimi me shikuesit e klubit vendas (torcida), ne ndeshjen e javes se VII-të te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorinë e senioreve; Trepça – Prishtina e zhvilluar me date 28.09.2014, materiali shtesë.
( Raportet e zyrtarëve të ndeshjes si dhe deklaratat plotësuese te zyrtareve te dy klubeve ).
DENOHET
Me te holla ne shumë prej: 800 €, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; IX- i dates 07.10.2014, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 03.10.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi d.v.