trepcaa-89Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Raiifeisen Superligë. Në të dy këto sfida fitoreve iu gëzuan skuadrat në cilësi të vendasit. Trepça shënoi fitore tepër të rëndësishme në duel me rivalin e qytetit, Trepçën’89, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në derbin e Mitrovicës e shënoi Gëzim Syla nga pika e bardhë në minutën e 54-t, pasi paraprakisht portieri i 89-shit, Enis Manxholli e ndali në mënyrë të palejueshme Lorik Maxhunin brenda zonës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Besa e  mposhti Drenicën, me rezultat 2:0, për t’u stabilizuar në renditje. Shpëtim Zhara i zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të, derisa rezultatin përfundimtar dhe fitoren e pejanëve e vulosi Egzon Gashi, në minutën e 90-të.
 
Raiffeisen Superliga, java 28
Drita – Prishtina 1:1
Fushë Kosova – Llamkos Kosova 0:4
Feronikeli – Hajvalia 0:0
Trepça-Trepça’89 1:0
Besa-Drenica 2:0
Ferizaj – Hysi 3:0 (rez. zyrtar)
Liga e Parë, java 25
Liria – Rilindja, nuk udhëtuan mysafirët
Ulpiana – Lepenci 1 – 1
Llapi – Flamurtari 3 – 0
Deçani – Dukagjini 2 – 3
2 Korriku – Istogu 0 – 1
Ramiz Sadiku – KEK-u 2 – 1
Vëllaznimi – Kosova (P) 2 – 1
Gjilani – Ballkani 2 – 0
Liga e Dytë, java 21
Grupi A
Vicianumi – Lugu i Baranit 4:3
Artakolli – Behari 1:0
Rahoveci – Rilindja e Kosovës 3:0
Liria M – Drini 2:6
Minatori – Besa 1:2
Opoja – Luftëtari 1:4
18 Korriku pushoi
Grupi B
Kamenica – Ardhmenia, ska udhëtu
Kastrioti – Gallaksia u shty
Vllaznia (P) – Rinia 3:0
Kaolini – Tefik Çanga 3:1
Vitia – Studenti 8:2
Bashkimi – Vjosa, e hënë
Beslidhja pushoi
Superliga Juniorët, java 24
Gjilani – 2 Korriku, s’kanë udhëtuar mysafirët
Drita – Kosova (V) 1:2
Prishtina – Fushë Kosova 7:1
Rilindja – Vëllaznimi 3:1
Flamurtari – Besa 4:3
Drenica – Trepça, u shty
Llapi – Ramiz Sadiku, e hënë
Feronikeli pushoi
Liga Parë juniorët, java 16
Bardhi – KEK-u 3:1
Lepenci – Liria 2:1
Hajvalia – Ferizaj 1:3
Prizrenspori, Trepça e Gjakova kanë pushuar.
Liga e Femrave, java 11
Kosova (P) – 13 Qershori 6:1
Prishtina – Kaçanikasja 7:0