Futbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore tepër të rëndësishme para tifozëve të vet, duke e mposhtur skuadrën kryesuese në Raiffeisen Superligë, Llamkos Kosovën. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, është mbyllur me shifrat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje, e cila ishte e varfër për nga rastet, e shënoi Shpëtim Babaj, në minutën e 59-të nga pika e bardhë.
Fillimisht gjuajtjen e Babajt e priti Tahiri, por në përpjekjen e dytë kapiteni i “xehetarëve” e çoi topin në rrjetë, për t’ia siguruar tri pikë të arta skuadrës së tij. Me këtë fitore Trepça tani ka 29 pikë në pozitën e 10-të në renditje, derisa Llamkosi mbetet 8 pikë para Ferizajt, por edhe në këtë ndeshje dëshmoi se ka krizë në lojën e vet.