KOMISARI i GARAVAE të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, pas kompletimit të gjithë materialit të domosdoshëm për regjistrimin e ndeshjëve të Javës së 7-të, e posaqërisht të ndeshjës së ndërprerë Trepça-Prishtina, bazuar në gjithë materialin ekzisstues në lëndë e në përputhje të dispozitave të Propozicioneve e Rregullorës së garave, në afatin e paraparë për regjistrimin e ndeshjes së përmendur, më datën 30.9.2014,nxori këtë,
V E N D I M
1.Ndeshja e ndërprerë Trepça-Prishtin, REGJISTROHET më rezultatin zyrtar 0-3 në të mirë të KF “Prishtina”..
Arsyetim
Komisari i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes Trepça-Prishtina, e vlefshme për javën e 7-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës, ka konstatuar se e njëjta është ndërprerë në minutën 21 shkaku i hyrjes së shikuesve nga tribuna, ku kanë qëndruar tifozeria e ekipit vendas, në fushë. Komisari i garave pas administrimit të gjitha provavedhe raporteve e shkresave nga personeli zyrtar, vërtetoi se shkak i ndërprerjes së kësaj ndeshje ishte hyrja e shikuesve vendas në fushë më ç’rast krijohet një pasiguri e madhe për vazhdimin e ndeshjes konform rregullave të lojës së futbollit, si dhe fillimi i konfrontimit më shikuesit e ekipit mysafir në anën tjetër të stadiumit.
Klubi nikoqir konform nenit 17 të Propozicioneve të garave është përgjegjës për organizimin e ndeshjes, respektivisht bazuar në nenin 18 paragrafi 6, pika 1 zyrtari përgjegjës për siguri i shënuar në protokolin e ndeshjes e ka detyrim për sigurimin e personave zyrtar dhe lojtarëve të ekipit mysafir para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Meqë bazuar në nenin 18 paragrafi 1 pika 14 dhe 16 nikoqir(këtë rast KF “Trepça” – ka detyrim të siguroi kushtet pa pengesë për zhvillimin dhe përcjelljen e ndeshjes, e cila në rastin konkret nuk ka ndodhur dhe përgjegjësia është e ekipit që ka organizuar ndeshjen. Në këtë drejtim ekipi nikoqir ka për detyrë të bëjë sigurimin e terrenit ku zhvillohet ndeshja, gjatë tërë kohës së zhvillimit të saj, përmes numrit të caktuar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në proporcion më peshën dhe rëndësinë e saj të cilën gjë nuk e ka krye, andaj në bazë të nenit 48 të Propozicioneve të garave, Komisari ka vërtetuar se klubi nikoqir nuk ka ndërmarrë masat e mjaftueshme për të parandaluar dhe penguar incidentet që kanë ndodhur e që kanë shkaktuar edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Pastaj, bazuar në nenin 58 paragrafi 1 i Rregullores së Garave, ka vërtetuar se ndeshja është ndërprerë shkaku i trazirave serioze të publikut (mëqë rast afro 150-200 kanë hyrë në fushë, duke shkaktuar ndërprerjen dhe mosvazhdimin e saj, shkaku i fillimit të hedhjes së gjësendeve të forta në drejtim të anës tjetër – ku kanë qenë të koncentruar shikuesit e ekipit mysafir, gjë të cilën edhe Policia prezente e posaçërisht komandanti i tyre nuk kanë marrë përgjegjësi për sigurimin e kushteve për vazhdimin e ndeshjes), shkaqe dhe të dhëna të bollshme për Komisarin e garave që ndeshjen ta regjistrojë me rezultatin zyrtar, ndërsa ndaj shkaktarëve tek Komisioni Dissciplinor të inicioi procedurën disiplinore).
Në kërkesën e Gjyqtarit kryesor për zbrazjen e tribunave, një kërkesë të tillë ekipi nikoqir nuk e ka përfillë, duke u endur herë në njërën e herë në anën tjetër të stadiumit, ndërsa ekipi nikoqir si organizator i ndeshjes nuk ka mundur të krijojë kushtet për vazhdimin e ndeshjes edhe pas 40 minutave të pritjes së personelit në gatishmëri për të vazhduar ndeshjen.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 01.10.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari, i Raiffeisen Superligës,
Ismet AHMETI