20 shkurt, 2021 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Drita është befasuar në shtëpi nga Trepça’89. Kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota nga ky udhëtim, duke iu gëzuar fitores me rezultat 2:1. Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Zeki Ademi në minutën e 14-të dhe Adenis Shala në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndërkaq, golin e vetëm për kampionët e shënoi Kastriot Rexha, 10 minuta para fundit të ndeshjes. Në ballafaqimin tjetër të ditës së sotme, Drenica nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në duel me skuadrën e fundit në renditje, Besën. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Drenas u mbyll pa gola. Pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e parafundit me 20 pikë.