9 prill, 2021 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 28-të në Superligë, ku Trepça’89 ka shënuar fitore në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në duel me Llapin, 1:0. Golin e fitores së rëndësishme për “minatorët” e realizoi Adenis Shala. Skuadra e Arbërisë pati mundësi për të barazuar shifrat në minutën e 76-të, por Marclei dështoi të shënojë nga pika e bardhë. Kjo fitore ia mundëson Trepçës’89 të renditet në pozitën e pestë, me 35 pikë, derisa Arbëria mbetet në pozitën e parafundit, me 27 pikë.