Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 18-të në Raiffeisen Superligë. Fitoren me rezultatin më bindës në këtë javë e ka realizuar Trepça’89, e cila në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mposhtur Dritën, me rezultat 5:1. Shpëtim Idrizi shënoi dygolësh (11’, 67’-pen), derisa me nga një gol kontribuuan Adeleke Akinyemi (62’), Blerand Kurtishaj (73’) dhe Diar Pepiqi (84’), derisa golin e vetëm për Dritën e shënoi Almedin Murati (5’). Fitore para tifozëve të vet kanë realizuar edhe Besa dhe Hajvalia. Futbollistët e Besës e kanë mposhtur Drenicën, me rezultat 3:1, me dy gola të Erblind Mulajt (58’, 83’) dhe me një gol të Fetim Kasapit (2’). Ndërkaq, golin e vetëm për drenicasit e shënoi Shkëlzen Lushtaku (82’). Në anën tjetër, Hajvalia iu gëzua fitores në duel me Prishtinën në Kizhnicë, me rezultat 1:0, me golin e Shkëlqim Pacollit, në minutën e 35-të. Ndërkohë, dy ndeshje të sotme kanë përfunduar pa fitues dhe atë me rezultat identik, 1:1. Llapi ka arritur t’i shmanget humbjes në minutat shtesë me golin e shënuar nga Dardan Jashari, pasi Gjilani kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë në minutën e 21-të. Nga një pikë në hapje të stinorit pranveror e arkëtuan edhe Vushtrria e Liria. Të parët në epërsi kaluan vushtrriasit, me golin e Daut Maxhunit, në minutën e 36-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë shifrat i barazoi Fisnik Ramadanaj, duke ia siguruar një pikë të rendësishme Lirisë.
Raiffeisen Superliga – Java e 18-të
Llapi – Gjilani 1:1
Betim Haxhimusa 21′ – Dardan Jashari 90+3′
Trepça’89 – Drita 5:1
Shpëtim Idrizi 11′, 67′-pen, Adeleke Akinyemi 62′, Blerand Kurtishaj 73′, Diar Pepiqi 84′ – Almedin Murati 5′
Hajvalia – Prishtina 1:0
Shkëlqim Pacolli 35′
Besa – Drenica 3:1
Fetim Kasapi 2′ – Erblind Mulaj 58′, 83′ – Shkelzen Lushtaku 82′
Vushtrria – Liria 1:1
Daut Maxhuni 36′ – Fisnik Ramadanaj 42′
Dje
Istogu – Feronikeli 0:0