Trepça’89 është rikthyer te fitorja. “Minatorët”, të dielën, para tifozëve të vet, në kuadër të javës së 6-të në Raiffesen Superligë e kanë mposhtur Dritën, me rezultat bindës, 3:0. Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi e fitoi me lehtësi këtë ndeshje, pasi dilemën e fitores e zgjidhi qysh në pjesën e parë. Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 3-të, me golin e shënuar nga Ibrahim Peci nga penalltia. Paraprakisht brenda zonës u ndalua në mënyrë të palejueshme nga portieri Huruglica, sulmuesi i mitrovicasve, Berat Hyseni. Edhe goli i dytë i vendasve erdhi si pasojë e gabimit të portierit mysafir, që nuk e zotëroi topin dhe ia mundësoi Blerand Kurtishajt që nga afërsia të shënojë për 2:0, kur po zhvillohej minuta e 39-të. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vulosi kapiteni Shpëtim Idrizi në minutën e 45-të, pas asistimit të Kurtishajt.
Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Besa në duel me Trepçën, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Dukagjin Gashi, në minutën e 25-të. Ndërkohë, sfida e zhvilluar në Skenderaj ndërmjet Feronikelit dhe Llamkos Kosovës u mbyll pa fitues dhe pa gola.
Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara të dielën
Raiffeisen Suprliga: Java e (6-të) e Dielë:
BESA – TREPÇA………………………………..1-0
TREPÇA 89- DRITA……………………………..3-0
FERONIKELI – LLAM-KOSOVA……………….0-0
————————————————————————————————————-
LIGA E 1-rë: Java e (5-të) e Dielë:
GJILANI – DUKAGJINI…………………………2-1
KEK-u – FUSHË-KOSOVA…………………..6-1
LEPENCI – LIRIA……………………………….0-2
FLAMURTARI – RAHOVECI………………….4-1
VLLAZNIA (P) – BALLKANI…………………..4-1
————————————————————————————————————-
LIGA E 2-të- Grupi (A) Java e (2-të):
ILIRIA – LUGU I BARANIT…………………………..0-1
VICIANUMI – OPOJA…………………………………4-1
BEHARI – DRINI……………………………………….3-2
MINATORI – BESA……….Nuk u Zhvillua.
RILINDJA E KOSOVES – LESHANI……………..3-1
————————————————————————————————————-
LIGA E 2të Grupi (B) Java e (2-të):
BASHKIMI – VITIA………………………1-4
TEFIK ÇANGA – GALAKSIA………….3-3
VJOSA – RINIA…………………………..1-1
————————————————————————————————————-
SUPERLIGA JUNIORET – Java e (4-të):
VËLLAZNIMI – KEK-u………………….3-0
LLAPI – RILINDJA……………………….5-0
RAMIZ-SADIKU – BARDHI…………….3-2
PRISHTINA – KOSOVA (V)……………4-2
————————————————————————————————————-
LIGA E 1-rë -JUNIORET Java e (1-rë):
LIRIA – TREPÇA…………………………2-0
HAJVALIA – GJAKOVA………………..1-0
————————————————————————————————————-
RAIFFEISEN-LIGA– FEMRAT Java e (1-rë):
KOSOVA (P) – INTELEKTUALET………………0-4
GRAÇANICA – PRISHTINA……………… – U SHTY