trepca89201623 tetor, 2016 – Trepça’89 ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Veton Çitaku, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mposhtur Besën, me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 10-të në Vala Superligë, duke e ruajtur epërsinë prej katër pikësh në krye të renditjes ndaj ndjekses më të afërt, Prishtinës. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e shënuar nga nigeriani Oto John John. Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë Besa u kundërpërgjigj, duke barazuar shifrat me golin e shënuar nga Shkëlqim Pacolli. Megjithatë, Trepça’89 vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të shënoi golin e fitores, kur Florent Hasani shënoi nga penalltia. Fitore në shtëpi ka realizuar edhe Gjilani në duel me Hajvalinë, me rezultat 1:0, në ndeshjen që u zhvillua pa praninë e tifozëve, pasi Komisioni Disiplinor e ka dënuar skuadrën gjilanase për lëshimet në organizimin e ndeshjes paraprake si vendas. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e dytë, kur Qëndrim Sejdiu shënoi autogol. Ndërkohë, ndeshja në stadiumin “Ismet Shabani” ndërmjet Ferizajt dhe Llapit është mbyllur pa fitues dhe pa gola.
 
Vala Superliga
Prishtina – Trepça  2:1
Feronikeli – Liria     1:0
Drenica – Drita                   1:1
Trepça’89 – Besa    2:1
Gjilani – Hajvalia    1:0
Ferizaj – Llapi          0:0
 
Liga e Parë
Istogu – Ballkani     1:1
Fushë Kosova – Flamurtari          0:1
Rahoveci – KEK-u   0:1
2 Korriku – Vëllaznimi      1:2
Dukagjini  – Vushtrria        2:0
Vitia  –  Ramiz Sadiku         1:0
Deçani  –  Ulpiana   4:1
Vllaznia – Kosova   4:3
 
Liga e Dytë – Grupi A
Përparimi – Uv Malisheva           1:0
Lugu i Baranit – Dukagjini           4:1
Opoja – Dushkaja             1:1
Leshani – Luftëtari             1:0
Iliria – Rilindja e Kosovës, të mërkurën
Onix Banje – Australia      4:0
Besa – Behari                       5:2
Ratkoci – Gryka      3:3
 
Liga e Dytë – Grupi B
Bashkimi (K) – Xërxa         4:2
Galaksia – Bashkimi (Gj) , e hënë
Kastrioti – Kaolini, e hënë
Tefik Çanga – Vjosa           2:1
18 Korriku – Arbëria         0:2
Kika – Minatori       1:1
Lepenci – Dardana 2:3
 
Superliga Juniorët
Llapi – Liria   1:0
Feronikeli – Trepça            4:0
Gjakova – Hajvalia, e hënë
Flamurtari – Vëllaznimi    4:0
KEK-u – Trepça’89 4:2
2 Korriku – Prishtina         2:0
Besa – Ramiz Sadiku                      1:0
Vushtrria – Drenica                       2:1
 
Liga 1 Juniorët
Tefik Çanga – Gjilani                      0:4
Drita – Rilindja, e hënë
Fushë Kosova – Dinamo   5:1
Ferizaj – New Star             7:0
 
Raiffeisen Liga e Kadetëve
Besa – Prishtina                  4:2
Liria – Drita              3:1
Llapi – Ferizaj                      1:0
Drenica – Hajvalia  1:1
Gjilani – Feronikeli 2:2
Trepça – Trepça’89, nuk u zhvillua
 
Liga e Femrave
Mitrovica – Intelektualet 3:2
13 Qershori – Dukagjini               1:2
Vizioni – Kosova Pr                        0:3
Bazeli 2015 – Ulpiana, të martën