trepca89-feronikeli4Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 28-të të Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka arritur ta mposhtë skuadrën kryesuese, Feronikelin, me rezultat 3:1 në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë, duke ia ndërprerë serinë pozitive skuadrës nga Drenasi. Që nga fillimi i ndeshjes mitrovicasit ishin më të mirë dhe qysh në minutën e 3-të kaluan në epërsi me golin e Argjend Mustafës nga distanca. Epërsinë në 2:0 e shtoi Blerand Kurtishaj nga penalltia, pasi paraprakisht Shpëtim Idrizi u pengua në mënyrë të palejueshme brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 59-të vendasit shënuan edhe golin e tretë, kur Ard Limani finalizoi një asistim të Kurtishajt. Ndërkohë, golin e vetëm për kampionët në fuqi e realizoi Mark Milicaj, në minutën e 86-të. Një ndeshje shumë interesante u zhvillua në kryeqytet, ku Prishtina shënoi fitore kundër Dritës, me rezultat 3:2. Labinot Osmani (34’) shënoi golin e parë për Prishtinën, epërsinë e dyfishoi Kreshnik Lushtaku (50’), ndërkaq, Petrit Osmani realizoi golin e tretë (62’). Në anën tjetër për gjilanasit shënuan Florim Berisha (73’) e Shqipërim Kelmendi (80’). Pikët e plota në shtëpi këtë javë i arkëtuan edhe Gjilani dhe Besa. Gjilani e mundi Drenicën, me rezultat 2:1, me golat e Arbër Shalës (5’) dhe Gëzim Rusit (76’), kurse për drenicasit shënoi Granit Arifaj (79’). Ndërkaq, Besa e mundi Llapin, me rezultat 2:0, me golat e Kastriot Rexhës (24’) dhe Fatih Karahodës (33’). Ndërkaq, sfida ndërmjet Vushtrrisë dhe Lirisë është mbyllu pa gola, takim ky që u zhvillua në stadiumin ‘Ferki Aliu’.
 

Raiffeisen Superliga – Java e 28-të
Istogu – Hajvalia                         1-0
Trepça ’89 – Feronikeli                 3-1
Besa – Llapi                               2-0
Gjilani – Drenica                         2-1
Vushtrria – Liria                          0-0
Prishtina – Drita                         3-2
Java e 29-të –  zhvillohet të mërkurën më  4 maj orën 15.00.

Liga e Parë – Java e 25-të
Trepça – 2 Korriku                        3-2
Rahoveci – Fushë Kosova                    3-0
Ferizaj – Vëllaznimi                       1-0

Dukagjini – Ballkani                       2-1

Luftëtari – Ramiz Sadiku                       1-3
Vitia – KEK-u                                 1-0
Flamurtari – Vllaznia (P)                 2-0
Behari – Kosova (P)                      1-1
Java e 26-të zhvillohet të mërkurën më 4 maj në orën 15.00).

Liga e Dytë Grupi (A) Java e 18-të

Leshani – Ratkoci                           4-2
Deçani – Minatori                            5-1

Dushkaja – Lugu i Baranit                      1-4
Besa – Rilindja e Kosoves                     4-2
Ilirija dhe Opoja Pushojne

Liga e Dytë Grupi (B) Java e 24-t
Bashkimi (Gj) – Galaksia         (nuk u zhvillua)
Kaolini – Kastrioti                     6-1
Bashkimi (Gj) – T.Çanga           3-1
Vjosa – Beslidhja                     1-2
Ulpiana, Lepenci, Kika, 18-Korriku pushuan
Super Liga Juniorë: Java e 23-të
Vushtrria – Hajvalia                 2-0
Besa – Prishtina                     1-1
Liria – Trepça-89                     3-2

Drita – Vellaznimi           nuk u zhvillua

Drenica – Feronikeli               3-1

E hënë, 02.05.2016  Ora 11.00

Llapi – Istogu
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Flamurtari – Rilindja
Liga e Parë – Juniorët Java e 12-të
KEK-u – Ballkani                         2-1

Trepça – Gjilani                         4-0

Ferizaj – Ereniku                        4-1
Gjakova pushojnë
Raiffeisen Liga Femrat Java e 13-të

Llapi – Vizioni                             7-0

Intelektualet – Kosova (P)            8-3

Hajvalia – Dukagjini                      17-0
Ulpiana – Mitrovica                       0-6

13 Qershori pushon