Trepça’89 ka kaluar në rrethin e tretë të Digitalb Kupës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, të premten, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mundur Lirinë, me rezultat 1:0. Për fitoren e Trepçës’89 u përkujdes Argjend Mustafa, në minutën e 25-të, kur realizoi një supergol me një gjuajtje të furishme nga një distancë e madhe. Mitrovicasit patën edhe disa mundësi tjera shënimi ku vlen të theksohet minuta e 85-të, kur Shpëtim Idrizi qëlloi shtyllën pingule të portës së prizrenasve.