4 korrik, 2017 – Skuadra kampione, Trepça ’89 është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit nga skuadra Vikingur nga Ishujt Faroe. Pas humbjes në ndeshjen e parë 1:2, Trepça’89 ka pësuar humbje më të thellë para tifozëve të vet në Mitrovicë, me rezultat 1:4. Ndonëse stadiumi “Adem Jashari” ishte pothuajse i mbushur kjo nuk e ndihmoi skuadrën mitrovicase që ta bëjë hapin historik për ta kaluar rrethin e parë paraeliminator, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 2:6. Trepça89 nga minuta e 33-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Blerand Kurtishaj u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Dy gola për Vikingur në këtë ndeshje i shënoi Vatnhamar, një gol Anghel, derisa autogol realizoi Islami, ndërsa për Trepçën ’89 shënoi Florent Hasani.