Prishtina e ka realizuar fitoren e dytë radhazi, ndonëse nuk ka kënaqur me lojë. Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, të dielën, ka shënuar fitore si mysafire e Hajvalisë, në kuadër të javës së 11-të në Raiffeisen Superligë, me rezultat 3:2. Dy gola të kësaj sfide bardhekaltrit i shënuan nga penalltitë dhe atë nëpërmjet Azem Ahmetit në minutat 66’ e 86’, derisa me një gol kontribuoi Florim Bërbatovci. Në anën tjetër për Hajvalinë golat i shënuan Leart Emini (73’) dhe Enis Zabërgja (90’). Fitore si mysafir realizoi edhe Feronikeli, që e mposhti Dritën, në Gjilan, me rezultat 3:1. Bujar Shabani (39’), Qemail Elshani (68’) dhe Behar Maliqi (74’) shënuan golat e kësaj fitoreje të skuadrës nga Drenasi, derisa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Almedin Murati (34’). E suksesshme në udhëtim u tregua edhe Besa, që arriti të shënojë fitore në duel me Istogun, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Fatlum Gashit, në minutën e 28-të, por gjërat për skuadrën e Nazmi Ramës u vështirësuan pas ndëshkimit me karton të kuq të Elvis Gacaferrit. Epërsinë numerike në fushë pejanët e shfrytëzuan në pjesën e dytë kur e përmbysën rezultatin me golat e Gentian Mazrekajt (50’) dhe Mensur Durakut (90’-penallti). Ndërkohë fitoren e vetme para tifozëve të vet e shënoi Ferizaj në duel me Vëllaznimin, me rezultat 2:0. Golat për tri pikë të rëndësishme i shënoi Enis Kuka (39’) dhe Gëzim Ruci (44’).
Raiffeisen Superliga: Java e 11-të
Hajvalia – Prishtina 2-3
Istogu – Besa 1-2
Drita – Feronikeli 1-3
Ferizaj – Vëllaznimi 2-0
Drenica – Llamkos Kosova 1-1
E hënë:
Trepça – Trepça ’89
Liga e 1-rë Java e 10-të
F. Kosova – Dukagjini 2-0
Rahoveci – Deçani 2-0
Vllaznia (P) – Ulpiana 1-0
Llapi – Liria 2-1
Ballkani – Lepenci 2-1
Flamurtari – 2-Korriku 2-2
R. Sadiku – Kek-u 1-0
E hënë:
Kosova (P) – Gjilani
Liga e 2-të Grupi ( A) Java e 7-të
Iliria – Rilindja e Kosovës 1-3
Minatori – Behari 0-4
Besa – Leshani 2-2
Lugu i Baranit – Opoja 4-2
Drini – Luftetari 0-3
Vicianumi – pushoi
Liga e 2-të Grupi ( B) Java e 7-të
Gallaksia – Bashkimi 1-7
Besëlidhja – Kamenica 1-2
Vjosa – 18 Korriku 1-0
Rinia – Vitia 1-0
E hënë:
Ardhmënia – Tefik Çanga
Kastrioti – Kaolini
Superliga Junioret Java e 5-të
Drenica – Drita 0-0
Flamurtari – Prishtina 0-0
R. Sadiku – Llapi 4-0
2 Korriku – Kosova (V) 2-1
Bardhi – Vëllaznimi 1-0
Feronikeli – Trepça ‘89 2-1
E hënë:
Ferizaj – Besa
Rilindja – pushoi
Liga e 1-rë Junioret Java e 6-të
Liria – Istogu 4-1
Gjilani – Trepça 6-2
E hënë:
Hajvalia – F. Kosova
Raiffesenliga – Femrat Java e 5-të
Prishtina – Kaçanikasja 3-0
E hënë:
Intelektualet – Mitrovica
Kosova (P) – Llapi
Graçanica – 13 Qershori – zhvillohet më vonë
Vizioni – pushon.