14 shkurt, 2022 – Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës,  Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë. Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali. Pas turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të shtrohet një drekë e përbashkët.

Orari i ndeshjeve:
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).
Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).