futbollifemraveFFK-ja për nder të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt do të organizojë një turne në futboll të vogël. Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë të gjitha skuadrat e Raiffeisen Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Turneu do të zhvillohet në fushën e mbuluar të skuadrës “2 Korriku” në Prishtinë dhe hapja e solemne dhe fillimi garave do të nis në orën 10.00.