[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=qaKMVhOTvqY&feature=youtu.be[/youtube] Sot më 26 nëntor në selinë e Federatës turke të futbollit, në Stamboll, kryetari Yildirem Demiroren, sekretari Kadir Kardesh dhe përzgjedhësi tashmë miku i madh i Kosovës, Fatih Terim pritën delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, kryetar, Agim Ademi nënkryetar dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm. Në këtë takim të konfirmuar muaj me parë dhe që rodhi në atmosferë të jashtëzakonshme mike dhe i nivelit më të lartë u diskutuan shumë çështje të interesit të ndërsjellë dhe të ndërtimit të strategjisë së përbashkët për veprimet e ardhshme. Duke vënë në spikamë interesa të larta, parasegjithash të ndihmës për zhvillimin e futbollit të Kosovës. Mikpritësit theksuan njëzëshëm se Turqia moti i ka hapur dyert dhe se krahapur e me padurim e pret pranimin e Kosovës në FIFA dhe në UEFA. Poashtu, të pranishmit thanë se Turqia sikundër që ka premtuar edhe nga takimet e mëherëshme e të cilat kanë dhënë frytet e para, nuk do të zbrapset nga ndihma e parezervë për të senzibilizuar miqtë e aleatët për ta anëtarësuar futbollin e Kosovës në të gjithe organizmat ndërkombëtarë. Kryetari Yildirem poashtu shprehu kënaqësinë që pikërisht ai me stafin e tij do tëe jenë kontribuesit në këtë moment historik të futbollit të Kosovës. Ndërsa, sekretari Kardesh me prejardhje pejane, pohoi se Turqia tashmë me ndikimin që ka dhe me aleatet e saj e sheh Kosovën në UEFA e FIFA. Në këtë kuadër një ndërlidhje interesante e bëri përzgjedhësi Terim duke thënë se nuk e harron ndeshjen me Kosovën dhe siç u shpreh do të me përmbushej dëshira e zjarrtë që në eliminatoret e botërorit të luajë në grup të njëjtë me vendin ku nisa eliminatoret e evropianitt dhe që dola me fat. Pse të mos bëhet kështu edhe për botërorin aq më parë kur niset rruga për Rusi dhe një nga ne duhet të jemi atje, përfundoi Fati Terim, i cili e ftoi kryetarin Vokrri që në Francë të jetë mysafir nderi i skuadrës turke. Delegacioni i Kosoves u nda tejet i kënaqur dhe falënderoi mikpritësit për kohën që kanë ndarë dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin FFK-së dhe futbollit të Kosovës duke konfirmuar edhe njëherë miqësine e pashembullt që ka me futbollin turk e në veçanti me drejtuesit dhe përzgjedhësin e federatës turke. Kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu shkëmbyen dhurata modeste me mikpritësit dhe në seli bënë një foto siç u tha nga mikpritësit do të vendoset në një nga vitrinat më të bujshme të historisë së futbollit të Turqisë.