28 gusht, 2020 – Sot në selinë e FFK-së në praninë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti, anëtarëve të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri në Ligën e Dytë. Në emër të presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të pranishmit i përshëndeti Ismajl Ajeti, i cili uroi klubet për edicion të mbarë dhe të suksesshëm, derisa KF Vjosa dhe KF Dushkaja u uroi mirëseardhje në këtë rang të garave. Edhe në këtë kampionat kjo ligë do t’i ketë 16 skuadra dhe do të zhvillohet me sistem të dyfishtë.
Në bazë të shortit në javën e parë, e cila planifikohet të nisë më 12 shtator, do të takohen:

Dardania – Rahoveci
Gjakova – Dardanët
Dukagjini – Fushë Kosova
Lepenci – Minatori
Galaksia – Behari
Dushkaja – Vjosa
Sharri – Rilindja
Bashkimi (K) – Vëllazëria