24 janar, 2018 – Paraqitja jashtëzakonisht e mirë e treshes së gjyqtarëve Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ka bërë që këtë vit FFK-ja të ketë edhe një treshe të gjyqtarëve me stemën e FIFA-s. Duke ua dorëzuar stemat e FIFA-s nënkryetari i FFK-së, z. Agim Ademi mes tjerash tha: ”Jemi të lumtur dhe të privilegjuar që këtë vit do të kemi dy treshe të gjyqtarëve me stema të FIFA-s, për faktin se jemi federatë që veç sa po i bëjmë hapat e parë në UEFA dhe FIFA. Kjo është rezultat i punës tonë, Komisionit të gjyqtarëve e në veçanti paraqitja e mirë e treshes që janë vlerësuar lartë edhe nga kontrollorët. E gjithë kjo po kurorëzohet me dy treshe e që besojmë se në të ardhmen do të kemi më shumë gjyqtarë në arenën ndërkombëtare”.
Treshet e gjyqtarëve
1.Genc Nuza
2.Fatlum Berisha
3.Bujar Selimaj
1.Besfort Kosumi
2.Fatmir Sekiraqa
3.Edmond Zeqiri
Në konkurrencën e femrave
Lumturije Muhadri
Futsall
Besar Beqiri
Besart Ismajli