20 shtator, 2018 – Veç garave në fushën e gjelbër, do të nisin garat edhe në futsall, përkatësisht në Superligë. Prandaj sot në praninë e përfaqësuesve të klubeve të Superligës në futsall, Komisionit të Garave dhe menaxherit të futsallit Rinor Havolli, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2018/2019. Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari i Komisionit të garave z. Hysni Gjinovci foli për rëndësinë e garave dhe kërkoi nga përfaqësuesit e klubeve që të rrisin organizimin, të krijojnë kushte për gara në frymë korrekte me rivalitet sportiv. Ndërkaq menaxheri Rinor Havolli foli për angazhimin e klubeve në drejtim të përgatitjes së daljes në arenën ndërkombëtare dhe tha se na duhet një angazhim i të gjithëve në pritje sa më të mirë të klubeve që do të zhvillojnë garat e rrethit të parë në futsall në Ligën e Kampionëve në futsall që e ka fituar skuadra “Feniks” nga Drenasi, por organizimi sa më i mirë na takon të gjithëve. Ndërkaq suksese klubeve u ka dëshiruar edhe kryetari i Komisionit, Rasim Gimolli, i cili tha se FFK-ja dhe Komisioni mbeten të përkushtuar ndaj futsallit për të ecur përpara.Garat në Superligë nisin më 11 tetor. Më poshtë e keni orarin e plotë të stinorit vjeshtor.
Stinori vjeshtor fillon më 11-12.10.2018
I | Mitrovica : Liburn | Juniku : DrenicaT | Prizreni : Prishtina | Feniks : Malisheva | Peja F : Besa |
II | Mitrovica : Juniku | DrenicaT: Prizreni | Liburni : Besa | Malisheva : PejaF | Prishtina : Feniksi |
III | Juniku : Liburni | Prizreni : Mitrovica | Feniksi : DrenicaT | PejaF : Prishtina | Besa : Malisheva |
IV | Liburni : Malisheva | Prishtina : Besa | DrenicaT : PejaF | Mitrovica : Feniksi | Juniku : Prizreni |
V | Prizreni : Liburni | Feniksi : Juniku | PejaF : Mitrovica | Besa : DrenicaT | Malisheva:Prishtina |
VI | Liburni : Prishtina | DrenicaT:Malisheva | Mitrovica : Besa | Juniku : PejaF | Prizreni : Feniksi |
VII | Feniksi : Liburni | PejaF : Prizreni | Besa : Juniku | Malisheva:Mitrovica | Prishtina : DrenicaT |
VIII | Liburni : DrenicaT | Mitrovica:Prishtina | Juniku : Malisheva | Prizreni : Besa | Feniksi : Peja F |
IX | PejaF : Liburni | Besa : Feniksi | Malisheva:Prizreni | Prishtina : Juniku | DrenicaT:Mitrovica |