10 shkurt, 2022 – Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin, derisa një tjetër duel i fortë do të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Në dy ndeshjet tjera, do të takohen Drita – Ulpiana dhe Ramiz Sadiku – KEK-u. Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen më 16 mars.