30 shtator, 2020 – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën U16 për vajza. Të pranishme në tërheqjen e shortit ishin anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka. Për dallim nga edicioni i kaluar kur morën pjesë 10 ekipe, në këtë kampionat kjo ligë numëron 13 ekipe, gjë e cila dëshmon se projektet e dy viteve të fundit të FFK-së “Rekrutimi i vajzave në futboll” janë treguar të suksesshme dhe tashmë është bërë shtrirja e futbollit të femrave edhe në disa qytete tjera, teksa tani mbetet që të punohet sa më shumë për ngritjen e cilësisë, duke filluar nga kjo grupmoshë.
Liga U16 – femrat
Çiftet e javës së parë
Istogu – Malisheva
Shqiponja – Mitrovica
Vizioni – Presingu
Ardhmëria – Intelektualet
Llapi – Dukagjini
Kosova VR – Kijeva
Bazeli 2015 i lirë