21 shkurt, 2019 – Sot, në selinë e UEFA-s, në Nyon, është bërë tërheqja e shortit për Kampionatin Evropian “Anglia 2021” në konkurrencën e femrave. Pjesëmarrës në short nga FFK-ja ishin përzgjedhësja Afërdita Fazlija, trajneri Veton Çitaku dhe menaxheri Zgjim Sojeva. Kombëtarja e Kosovës u vendos në Grupin A së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë. Ndeshjet kualifikuese në grupe fillojnë në muajin gusht, derisa kësaj radhe ato do të zhvillohen sikurse në konkurrencën e meshkujve, me sistem vajtje – ardhje, secila skuadër me secilën.