31 mars, 2022 – Sot në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Dritës mund të llogaritet se ishte me fat në short, pasi për kundërshtar në gjysmëfinale e tërhoqi skuadrën e Ramiz Sadikut, e cila garon në Ligën e Parë, derisa në përballjen tjetër gjysmëfinale do të luajnë Prishtina dhe Llapi. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill, derisa ato të kthimit më 13 prill. Fituesi i kësaj gare e përfaqëson Kosovën në Europa Conference League. Vitin e kaluar këtij trofeu iu gëzua skuadra e Llapit.