4 dhjetor, 2019 – Sot në zyrat e futsallit në prani të koordinatorit, Rinor Havolli, kryetarit të Komisionit të futsallit, Rasim Gimolli, anëtarëve Agim Avdyli e Hysni Gjinovci dhe përfaqësuesve të klubeve është hedhur shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futsall, ndeshje të cilat do të zhvillohen më 14 e 15 dhjetor. Në bazë të shortit të tërhequr dolën këto çifte në rrethin e dytë:
Juniku-Prizreni ose Vjeshta
Malisheva ose Liqeni – Mabetex Prishtina
Liburni – Drenica T
Kfs Rahoveci – Jetoni F
Prishtina 01 – Kastrioti
Vitia – Peja F
Besa – BB Llapi
Letaj – Rahoveci 2019