Sot më 15 nëntor u mbajt seminari për kontrollorë dhe gjyqtarë të futbollit të Kosovës, ku ligjëroi gjyqtari dhe instruktori me licencë UEFA nga Zvicra z. Bekim Zogaj. Në fillim të seminarit pjesëmarrësit nderuan me një minutë heshtje viktimat e tragjedisë në Francë. Temat e këtij seminari ishin: Bashkëpunimi i gjyqtarit kryesor me asistentët. 2. Ndëshkimet e kundërvatjeve në zonën e rrezikimit dhe 3. Bashkëbisedim interaktiv. Në temën e parë z. Zogaj foli se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet gjyqtarit kryesor me asistentët e tij që ndikojnë shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes dhe mbajtjes së saj nën kontrollë. Ndërkaq, për temën e dytë me shembuj nga pozita të ndryshme u shqyrtuan se si duhet të qaset rasteve të paraqitura dhe me çfarë masash ndëshkimore duhet të marrin gjyqtarët duke hequr çdo dilemë. Dhe në temën e lirë gjyqtarët në mënyrë interaktive analizuan situata të ndryshme që mund të nagjajnë gjatë ndeshjes si dhe se si duhet në mënyrën më të mirë të mënaxhohen në kuadër të Rregullave të lojës. Me inetersimin e gjyqtarëve dhe me temat që u prekën në këtë seminar, u shprehën të kënaqur edhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani dhe sekretari Adem Çollakaj, të cilët në përputhje me kërkesat dhe nevojat do të organizohen edhe më shpesh seminare të tilla, në mënyrë që gjyqtarët dhe kontrollorët të jenë të gatshëm pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.