22 janar, 2021 – Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari i radhës nga Departamenti i Licensimit të Klubeve për garat e UEFA-s. Në këtë takim u diskutua për prezantimin e klubeve kosovare në garat ndërkombëtare, për afatet e dorëzimit të dokumentacionit dhe për çështje tjera të licencimit, si nga aspekti financiar e po ashtu edhe ai ligjor. Menaxheri për licensimi e klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala bëri me dije se që nga edicioni garues 2021-2022, Kosovën në garat evropiane do ta përfaqësojnë katër klube, tri vendet e para të Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës.