12 shtator, 2021 – Në prag të edicionit të ri të garave në futsall, në praninë e Komisarit të Garave, Hysni Gjinovci dhe kordinatorit të futsallit, Arben Zhjeqi, për tri ditë me radhë janë mbajtur seminaret për delegatët dhe gjyqtarët e futsallit. Në këto seminare është ligjëruar për ndryshimin e rregullave në lojën e futsallit. Në këto seminare ka ligjëruar gjyqtari me licencë të FIFA-s, Besar Beqiri. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve janë mbajtur edhe normat fizike për gjyqtarët, e të cilat nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani.