3 shtator, 2023 – Kanë përfunduar punimet e seminarit treditor për gjyqtarë të futsallit. Ky seminar u mbajt në organizim të FFK-së në partneritet me UEFA-n dhe FSHF-në. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin 34 gjyqtarë, 14 prej të cilëve nga Shqipëria. Gjatë tre ditëve u shpalosen shumë tema rreth rregullave të lojës, në të cilat ligjëroi instruktori i FIFA-s, Gjergji Bitri, ish-gjyqtar ndërkombëtar. Gjatë seminarit pjesëmarrësit patën video teste si dhe iu nënshtruan edhe testeve fizike, në mënyrë që të jenë të gatshëm për fillimin e edicionit të ri të garave. Punimet e seminarit nga afër i përcolli edhe Komisioni i Gjyqtarëve në FFK.