8 shkurt, 2021 – Gjatë fundjavës që e lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futsall. Në këtë rreth të garave janë përfshirë vetëm skuadrat e Ligës së Parë, e ku tutje u kualifikuan kryesisht skuadrat favorite.

Rrethi i parë i Kupës së Kosovës në futsall
Vjeshta – Obiliqi 3:6
Fidacom – Rahoveci 2019 2:3
Vitia – Kastrioti 12:1
Vjosa – Përlepnica 8:1
Rahoveci – Mitrovica 6:7
F. Vraniqi – Jetoni F 4:7