28 mars, 2023 – Ndeshja e fundit përmbyllëse e Dardaneve U17 kundër Kombëtares së Italisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023, përfundoi me rezultat 4:0 për italianet. Në pjesën e parë italianet shënuan herët dy gola, kështu që vajzat tona sikur u stepen nga to dhe nuk po arrinin të marrin ndonjë aksion që do të rrezikonte portën italiane. Së pari në minutën e 7-të shënoi Sciabica, ndërsa pa kaluar as dy minuta realizoi Pizzuti. Pjesa e dytë nisi diçka më mirë për Dardanet, që e kontrolluan topin, bashkëvepruan më mirë, por vërehej cilësia dhe përgatitja fizike e italianeve, të cilat shënuan golin e tretë përmes Pellegrino Cimos realizuan edhe dy gola tjerë në minutat e 80-të dhe 81-të.

Deklaroi pas ndeshjes:
Sanije Krasnqi, përzgjedhëse: Unë i përgëzoj vajzat për angazhim, por kësaj gjenerate i duhet më shumë punë. Mbase ende nuk janë në nivel për të përballuar tri ndeshje sepse për to është ngarkesë e madhe. Gjithsesi italianet vërehej se ishin më të mira dhe më të përgatitura sidomos nga pikëpamja fizike. Ky rreth ishte një përvojë e shtuar për të gjithë neve.

Kosova U17 – Italia U17 0:4 (0:2)
Stadiumi: “ Dedier Deschamps” Bayonne
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: Teresa Oliviera(POR), Catia Taves(POR), Melissa Rossignol(FRA) e Eemeline Rochebillere(FRA)
Shënues:Sciabica(7), Pizzuti(9), Pellegrino Cimo(80 e 81) për ITA.
K.V: Mulliqi, Shabani të Kos.
Kosova U17 :D. Mehmeti, Aliu, Januzi, Feka, Mulliqi, Paci (Bela), MahmutiBerisha), Shabani(Kerqota), E. Mhemeti (tahiri), Gegaj(Zogaj) e Hoxha.
Italia U17:Di Niballo, Viesti, Razza, Cocino, Zamboni, Pizzuti(D Elia), Gemini (Venturini), Pellegrino Cimo, Sciabica( Ventriglia) Testa(Agazzi) e Celegari (Donolato).