17 shtator, 2020 – Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së është duke vazhduar edukimin e gjyqtarëve të rinj, përkatësisht mentorimi i gjeneratës së dytë të gjyqtarëve talentë. Në kuadër të këtij programi është bërë grumbullimi i radhës, ku gjyqtarët i janë nënshtruar testeve fizike dhe është diskutuar ecuria e tyre deri më tash.
Cikli i dytë i programit me mentor dhe talentë ka filluar në mars të vitit 2020. Në këtë program marrin pjesë 6 gjyqtarë të talentuar, të cilët për një periudhë 2 vjeçare këshillohen dhe përcjellën nga një mentor dhe në të njëjtën kohë ndjekin seminare të specializuara në fushën e referimit.