11 shtator, 2022 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur sërish golin në La Liga. Kësaj radhe sulmuesi i Mallorcas ka shënuar në “Santiago Bernabeu” në duel me Real Madridin, në kuadër të javës së 5-të në La Liga. Muriqi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 35-të, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi. Megjithatë, më pas madrilenët e përmbysën rezultatin, duke festuar 4:1, me golat e shënuar nga Valverde (45’+3’), Vinicius Jr (72’), Rodrygo (89’) dhe Ruediger (90’+3’). Muriqi u zëvendësua në minutën e 79-të, derisa goli në ‘Bernabeu’ ishte i treti për të në këtë edicion.