5 shkurt, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar golin e tij të parë në La Liga. Ai, në paraqitjen e dytë me Mallorcan, pas huazimit nga Lazio në afatin kalimtar, ka shënuar golin e fitores në duel me Cadizin, me rezultat 2:1.

Ylli dardan u tregua i saktë nga penalltia, në minutën e 66-të, derisa pati paraqitje të mirë gjatë 89 minutave sa qëndroi në fushën e gjelbër.

Kjo fitore ia mundësoi Mallorcas të ngjitet në pozitën e 17-të me 23 pikë.